21:01 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përmbytet Lezha, nisin problemet e para pas shiut të mbrëmjes

Reshjet e shiut të mbrëmjes së sotme, edhe pse mund të kenë qenë të pakta dhe jo intensive, kanë mjaftuar për të shkaktuar përmbytje në qytetin e Lezhës.

Më konkretisht, bëhet fjalë për lagjen “11 Janari”, e cila është përmbytur totalisht, ndërsa kalimi i këmbësorëve dhe i mjeteve po bëhet i pamundur. Uji ka vërshuar drejt hyrjeve të pallateve, duke izoluar kështu banorët e zonës.

Kjo situatë ka shkaktuar edhe ikjen e energjisë elektrike për më shumë se dy orë. Kujtojmë se rreth një javë më parë, si pasojë e reshjeve të shumta pati përmbytje në disa zona të Shqipërisë, veçanërisht në zonën e fshatrave të lumit të Vlorës, ku dëmet ishin më të mëdha.