13:47 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Përmbytet magjistralja Ferizaj – Prishtinë, gomat e automjeteve po lundrojnë në rrugë

Ka dy ditë që në vendin tonë po mbretëron mot ligë.

Temperatura të ulëta të shoqëruara me reshje shiu, kanë kthyer ditët e “ftohta” në mes të stinës së verës, e një mot i ngjashëm pritet të mbajë deri javën tjetër, transmeton Indeksonline.

Ky mot ka ndikuar edhe në dëmtimin e kulturave bujqësore dhe rritjen e numrit të aksidenteve.

E, kur jemi tek trafiku rrugor, tashmë edhe rrugët janë shndërruar në lumë. Madje në magjistralen Ferizaj – Prishtinë “lirisht” edhe mund të notosh.

Siç po i shihni dhe fotografitë, edhe gomat e automjeteve po lundojnë në rrugët e përmbytura nga uji./Indeksonline