75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / AR

Përmbytet rezidenca e Drake në Toronto

Qyteti i Torontos është goditur nga reshjet e dendura të shiut. Nga kjo ka pësuar edhe reperi Drake.

Drake hyri në llogarinë e tij në Instagram për të treguar efektet e motit ekstrem në rezidencën e tij, transmeton Indeksonline.

Ka disa ditë që në vendlindjen e tij nëToronto, ka rënë shi i dendur aq i fortë sa që as shtëpia e reperit nuk mund ta përballonte më.

Në klip, shihet duke kaluar nëpër ujin me baltë në dhomën e tij të zhveshjes.

Përmbytjet po rrjedhin vazhdimisht nëpër derën e oborrit dhe po hyjnë në korridorin e vilës së tij. Artisti nuk mund të bëjë më asgjë./Indeksonline/