08:36 / E Hënë, 30 Janar 2023 / L K

Përmbytet varka me emigrantë në Tunizi, 13 të zhdukur

Njëzet e katër emigrantë u shpëtuan nga roja bregdetare tuniziane pasi varka e tyre u mbyt në shtrirjen e detit në brigjet e Louata, në provincën Sfax. 13 nga emigrantët që ishin në bord janë ende të zhdukur. Autoritetet tuniziane thanë se njerëzit e shpëtuar thanë se ishin nga vende të ndryshme sub-Sahariane.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gardës Kombëtare të Tunisit në një deklaratë, duke saktësuar se po vazhdojnë kërkimet për emigrantët e zhdukur./abcnews.al/