Përmbytje në disa rrugë kryesore të Drenasit, Lladrovci: Qytetarë, kujdes, mos mirrni rrugë pa nevojë!
Përmbytjet e fundit në Komunën e Drenasit kanë nxitur reagimin e kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovcit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovdi ka kërkuar kujdes duke bërë thirre që mos të dilet nga shtëpia pa nevojë, raporon IndeksOnline.
Reagimi i plotë:
Shiu nuk ka të ndalur, qytetarë, kujdes, mos dilni në rrugë pa nevojë!
Rrugët aktualisht janë të pakalueshme në tri drejtime: Drenas-Komoran, Drenas-Guri i Plakës dhe Drenas-Kroi i Mbretit.
Qytetarë të nderuar, duhet të keni kujdes të respektoni shiritin e vendosur nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës për ndalimin e qarkullimit. Kërkoj të keni kujdes kur të shihni shiritët për ndalimin e qarkullimit edhe për toke, sepse në disa vende i gjetëm të dëmtuar.
Aktualisht, urat janë të pakalueshme te Guri i Plakës, te Ademtë, te Hajdarajt, te Mehantë, te Shaltë, Bucolltë, ndërsa te Prenkajt, kalimi është i vështirësuar dhe kërkohet kujdes.
Rruga e vetme e kalueshme aktualisht është rruga Drenas – Çikatovë e Re – Ura e Balecëve – Baicë – Damanek – Krajkovë – Llapushtik dhe dalje në magjistrale.
Kujdesi duhet shtuar edhe te kalimi i urave tjera në komunën tonë, sepse, ka mundësi që uji ti ketë dobësuar ato.
Dy grupe të Shërbimeve Publike dhe Emergjencat, Policia e Kosovës dhe AME-ja, ndodhen në terren duke u përpjekur për përmirësimin e situatës dhe duke e përcjellur atë.
E falënderojmë edhe një herë presidentën Vjosa Osmani Sadriu, e cila shprehu gatishmërinë për angazhimin e FSK-së në përballimin e situatës.
Faleminderit qytetarë të nderuar, respektoni shiritin e ndalimit të qarkullimit!

