75 Mall Live Search
19:14 / E Martë, 20 Maj 2025 / MSH

Përmbytje në Francë, raportohet për viktima

Moti i keq ka goditur Francën juglindore. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur vendin, duke shkaktuar të paktën tri viktima.

Kryebashkiaku i Lavandousë Gilles Bernardi, u shpreh se kjo situatë ka shkaktuar shumë probleme.

“Ishte një fenomen vërtet i dhunshëm, i pabesueshëm, i pakuptueshëm”, u tha gazetarëve kryebashkiaku i Lavandou-së, Gilles Bernardi.