75 Mall Live Search
19:17 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / MSH1

Përmbytje në lagjen “Haki Bajrami”, banorëve iu hyn uji në shtëpi dhe oborre

Banorët e lagjes “Haki Bajrami” në Fushë-Kosovë janë duke u përballur me një situatë aspak të lehtë.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, shtëpitë, oborret dhe tokat bujqësore të tyre janë vërshuar dhe përmbytur, raporton IndeksOnline.

Banorët kanë njoftuar IndeksOnline për situatën, duke thënë se po obligohen që me mjete vetanake të shpëtojnë si të munden shtëpitë.

Ata pohojnë se kanë kërkuar ndihmë edhe në komunë, por që, për shkak të situatës së rënduar në pothuajse të gjitha fshatrat dhe lagjet e Fushë-Kosovës, ende nuk kanë arritur ekipet emergjencës.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: