16:43 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përmbytje të mëdha në Majorca, nëntë persona humbin jetën

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën pas përmbytjeve të fundit që goditën ishullin spanjoll të Majorca-s, gjatë natës së kaluar.

Në mesin e viktimave është edhe një çift britanez të cilët po kryenin pushimet në këtë ishull.

Çifti u gjetën të vdekur në një taksi që i kishte vozitur ata në qytetin e Sant Llorenc des Cardassar rreth orës 8 të mëngjesit, ditën e martë kur një lum i afërt shpërtheu nga të reshurat, transmeton Indeksonline.

Edhe të tjerë britanikë besohet të jenë në mesin e viktimave-duke përfshirë edhe shoferin e taksisë të çiftit.

Përmbytjet në fjalë kanë arritur të shkatërrojnë thuajse gjithë vendin, duke pësuar lëndime edhe shumë persona të tjerë dhe dëme materiale në shumë shtëpi të banuara./Indeksonline/