75 Mall Live Search
09:32 / E Diele, 17 Gusht 2025 / Burim

Përmbytje të rrufeshme në Kinën Veriore, të paktën 8 të vdekur dhe 4 të zhdukur

Një përmbytje e rrufeshme goditi Mongolinë e Brendshme në Kinën Veriore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 8 personave dhe zhdukjen e 4 të tjerëve, sipas agjencisë shtetërore Xinhua.

Ngjarja ndodhi në qytetin Bayannur, ku lumi doli nga shtrati dhe përfshiu 13 kampistë ku vetëm një është shpëtuar.

Përmbytja vjen në një periudhë me mot ekstrem në Kinë, i nxitur nga stuhitë musonike dhe ndryshimet klimatike, që kanë shkaktuar shira të pazakontë në veri dhe jug të vendit.

Në Sichuan, dy persona vdiqën dhe tre u plagosën në një festival birre nga një strukturë që u shemb për shkak të motit.

Në Hainan, autoritetet pezulluan ndalimin e peshkimit pas reshjeve të forta.

Më parë në Pekin, një stuhi vrau të paktën 44 persona dhe shpërnguli mbi 70,000 banorë.

Qeveria kineze ka ndarë gjithsej 5.8 miliardë yuan për përballimin e fatkeqësive natyrore që nga prilli, përfshirë 430 milionë të alokuara javën e kaluar.