75 Mall Live Search
23:56 / E Diele, 20 Tetor 2024 / FR

Përmbytjet e rënda në Nju Meksiko, vdes një person

Një person ka vdekur dhe qindra janë shpëtuar në Roswell, Nju Meksiko, pasi reshjet ekstreme gjatë natës sollën përmbytje të rënda, bllokimin e shoferëve dhe ‘fundosjen’ e makinave.

Garda Kombëtare e Nju Meksikos dhe agjenci të tjera kanë shpëtuar të paktën 290 njerëz, përfshirë 38 të cilët u dërguan në spitale, konfirmoi agjencia në një deklaratë, shkruan CNN.

Shërbimi Kombëtar i Motit shpalli një emergjencë përmbytjeje gjatë natës për Roswell dhe zonat përreth.