Përmbytjet katastrofike në Teksas! Shkon në 50 numri i të vdekurve, 27 vajza rezultojnë të zhdukura

Një përmbytje shkatërruese në Texas ka shkaktuar vdekjen e 50 personave, ndërsa 27 vajza nga një kamp veror në Kerr County ende rezultojnë të zhdukura.
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan ngritjen e lumit Guadalupe me 8 metra brenda 45 minutave. Kampi Camp Mystic, ku qëndronin rreth 750 vajza, u shkatërrua plotësisht nga përmbytjet.
Autoritetet kanë konfirmuar se mes viktimave janë 28 të rritur dhe 15 fëmijë. Kërkimet vazhdojnë me ekipe ajrore, tokësore dhe ujore përgjatë lumit për të gjetur të mbijetuar apo trupa. Katër nga vajzat e zhdukura raportohet se kanë ndërruar jetë, sipas familjarëve.
Disa drejtues të kampeve janë konfirmuar të vdekur, përfshirë edhe pronarin e Camp Mystic. Zyrtarët lokalë thanë se përmbytja erdhi papritur dhe se parashikimet e motit ishin të pasakta.