09:53 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përmbytjet, kërcënojnë qytetet e mëdha të artit, në Itali

Vazhdon të jetë e rënduar situata në disa rajone të Italisë për shkak të motit të keq që ka përfshirë gjithë vendin.

Panorama e zonave italiane, ka të përbashkët reshjet e dendura të shiut, borën, përmbytjet apo dhe daljen e lumenjve nga shtrati.

Moti i keq në Itali, duket se po lë gjurmë në qytetet e mëdha të artit.

Nuk është vetëm Venecia e kërcënuar. Në Pizza dhe Firence lumi Arno rrezikon të dalë nga shtrati. Bolonja ende është nën ujë, kurse Modena pa energji elektrike.

Gjithashtu nga ana tjetër të Apenineve ka pasur përmbytje nga lumi Reno.

Në Val Martello një zonë në kufi me Zvicrën dhe Austrinë, një ortek gjigant mori me vete gjithçka gjeti përpara derisa u preh midis shtëpive turistike të Val Martellos.

Këto ditë kanë qenë intensive edhe për zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë në rreth 8.000 mijë raste në të të gjitha gadishullin.

Në 36 orët e fundit janë regjistruar 450 raste të ndërhyrjes së tyre në Emilia Romagna dhe 380 në Toskana.

Përmbytjet tashmë kanë shkaktuar dëme për miliona euro, duke bërë që Qeveria të alokojë 20 milionë në fonde për t’u përballur me shkatërrimet.