Përmbytjet në disa qytete të Kosovës, Granit Xhaka reagon në rrjetet sociale
Gjatë këtyre ditëve disa qytete të Kosovës u përmbytën nga shiu i pandërprerë.
Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka ka bërë një reagim në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës ka publikuar disa foto të gjendjes jo të mirë në një qytet të Kosovës.
“Pray for Kosova”, ka shkruar futbollisti shqiptar në rrjetet sociale.
Këtë reagim, lojtari e bëri sot – menjëherë pas humbjes ndaj Brentfordit në Premier League me fanellën e Sunderlandit./Indeksonline/


