19:06 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerina Racaj

Përmbytjet në Kamenicë/Ushtari i FSK-së ndihmon komunitetin serb në Hajnoc

Gjendja si pasojë e reshjeve të shiut e borës në shumë pjesë të vendit vazhdon të jetë e rëndë.

Vërshime e përmbytje ka pasur edhe në komunën e Kamenicës, çka se kryetari Qëndron Kastrati e ka shpallur edhe gjendjen emergjente, pasi që sipas tij dëmet janë të mëdha.

Ndërsa FSK vazhdon të jetë në menaxhim të situatës dhe në ndihmë të banorëve.

Një fotografi po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet një ushtar i FSK-së, i cili ndihmon komunitetin serb, transmeton IndeksOnline.

Në këtë fotografi mund të shihni se si ky ushtar po ndihmon banorët serbë në Hajnoc në kalimin e ushqimit nga njëra anë e fshatit në anën tjetër.

Pamje nga ura e prishur në fshatin Hajnoc.