75 Mall Live Search
20:26 / E Enjte, 08 Janar 2026 / B XH

Përmbytje dhe zjarr në ‘Comodita’, Tahiri: Qeveria në detyrë i ka braktisur qytetarët

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës nga AAK, Besnik Tahiri ka reguar pas pas përmbytjeve të fundit në vend dhe djegiës së fabirkës së Comoditas në Gjakovë.

Ai ka akuzuar qeverinë në detyrë se po sillet me shpërfillje të papranueshme  ndaj ngjarjeve të fundit në vend.

“Kur gjysma e vendit ndodhet nën ujë, qeveria në detyrë sillet me shpërfillje të papranueshme. Rehatia e rezultatit elektoral ka marrë përparësi ndaj jetës, pronës dhe dinjitetit të njerëzve. Në të njëjtën kohë, një prej bizneseve më të mëdha të vendit në Gjakovë digjet dhe nuk ka asnjë reagim institucional. As prani, as përgjegjësi, as fjalë. Propaganda ju ka verbuar, e keni kthyer në mllef ndaj njerëzve të këtij vendi”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Qeveria në detyrë në vend të reagimit të menjëhershëm dhe ngritjes së një task-force kombëtare me institucione qendrore, lokale dhe kapacitete teknike private, “po përsëritet skenari i njohur: pritje, vonesa dhe reagim vetëm pasi dëmi bëhet i pakthyeshëm”.

“Kjo është një fatkeqësi natyrore, por edhe një dështim institucional. Mungesa e koordinimit dhe reagimi i vonuar janë përgjegjësi direkte e shtetit. Qytetarët janë lënë vetëm. Komunat shihen me ngjyra elektorale, ndërsa njerëzit përballen vetë me vërshimet. Me uljen e temperaturave dhe qindra familje të pastreha, kërkohet emergjencë kombëtare dhe veprim i menjëhershëm. Mos flini më. Zgjedhjet kanë përfunduar. Është koha të veproni”, ka përfunduar Tahiri. /IndeksOnline/