75 Mall Live Search
18:32 / E Martë, 06 Janar 2026 / MSH1

Përmbytjet në vend, reagon presidentja Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas situatës aktuale në vend, me përmbytjet e shkaktuara nga vërshimet.

Duke shpërndarë fotografi nga terreni, Osmani ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet që po përballen me këtë situatë, shkruan IndeksOnline.

“Sot gjatë ditës kam qenë në komunikim me kryetarët e komunave të prekura, të cilët po udhëheqin menaxhimin e situatës në terren në koordinim të ngushtë dhe me mbështetjen e institucioneve qendrore.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po punon pareshtur bashke me organet e rendit. Falënderoj edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë e plotë për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj njerëzore dhe logjistike, nëse paraqitet nevoja”, deklaroi Osmani.

Ky është postimi i plotë i saj:

Mirënjohje e thellë për të gjitha institucionet dhe qytetarët që, përballë reshjeve të dendura dhe vërshimeve të sotme, po reagojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe solidaritet në mbrojtjen e jetës dhe pronës.

Sot gjatë ditës kam qenë në komunikim me kryetarët e komunave të prekura, të cilët po udhëheqin menaxhimin e situatës në terren në koordinim të ngushtë dhe me mbështetjen e institucioneve qendrore.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po punon pareshtur bashke me organet e rendit. Falënderoj edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë e plotë për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj njerëzore dhe logjistike, nëse paraqitet nevoja.

Situata kërkon kujdes maksimal. U bëj thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë dhe të respektojnë me përpikëri udhëzimet e institucioneve kompetente. Bashkëpunimi i ngushtë dhe reagimi profesional mbeten vendimtare për përballimin me sukses të kësaj situate.