75 Mall Live Search
15:22 / E Enjte, 08 Janar 2026 / S Z

Përmbytjet, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër në orën 08:30, do të mbledhë Komitetin e Emergjencave.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, gjatë mbledhjes pritet të adresohet situata aktuale me përmbytjet dhe paketa e vlerësimeve dhe shpërblimeve për qytetarët e prekur.

Kujtojmë se ditën e sotme disa lumenj në Shqipëri kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në banesa dhe toka bujqësore.

Më e rëndë situata paraqitet në Durrës, Vlorë e Fier, ku është urdhëruar edhe evakuimi i disa fshatrave.