75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Përmbytjet shkatërrojnë murin që ndan palestinezët me izraelitët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Jerusalem.

Shiu dhe përmbytjet e mëdha në Jerusalem shkaktuan shkatërrimin e murit ndarës midis Izraelit dhe Palestinës, duke lejuar kështu që palestinezët të shohin pjesën tjetër të Jerusalemit Lindor, të paktën përkohësisht.

Palestinezët shihen duke festuar teksa filmojmë murin, duke parë pjesën tjetër të qytetit.

Pengesa ndarëse i konsideruar nga disa si muri i aparteidit, gjarpëron rreth Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor për 18 km brenda territorit palestinez.

Muri është 8 metra i lartë në pjesë dhe bllokon 30,000 banorët e Shuafat që të hyjnë në pjesën tjetër të Jerusalemit Lindor pa kaluar nëpër pikat e kontrollit.