12:15 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Greva në Aeroportin e Prishtinës nëpërmjet fotografive!

Një numër i madh i punëtorëve të aeroportit ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” vazhdon edhe sot grevën.

Gjatë tri ditëve rresht punëtorët po kërkojnë që t’u plotësohen kërkesat e tyre.

“Pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të shumta, drejtuar menaxhmentit të aeroportit për të dialoguar dhe për t’i zgjidhur çështjet tona në mënyrë paqësore deri tashti nuk kemi pranuar ndonjë ftesë apo gatishmëri nga menaxhmenti për të dialoguar. Kemi shteruar të gjitha mënyrat dhe mundësitë paqësore për dialogun”, thuhet në reagimin e Sindikatës.

Ndryshe, së paku tri fluturime janë anuluar deri tashti në Aeroportin e Prishtinës, shkaku i grevës së punëtorëve.

Ndërsa, zëdhënësja e aeroportit, Valentina, Gara ka thënë se po vazhdojnë fluturimet dhe, ANP-ja nuk i ka mbyllur operimet.

Më poshtë, Indeksonline ua sjellë disa pamje ku shihen edhe forcat e policisë: