Përmes fotografive: Lufta për mbijetesë në Mariupol

Pas javësh nga bombardimet ruse, civilët e qytetit të Mariupolit janë reduktuar në një luftë primitive për mbijetesë, siç tregojnë këto foto të Reuters.
Rreth 160,000 njerëz janë ende të bllokuar në qytetin e rrethuar, me mungesë ushqimi, uji dhe të ilaçeve. Ata janë strehuar në bodrume të ftohta dhe gërmadha të bombarduara.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka njoftuar sot planet për evakuimin e civilëve përmes shtatë korridoreve humanitare.
Kryqi i Kuq po bën një përpjekje të re për të arritur deri tek civilët në Mariupol. Një përpjekje e tillë dështoi të premten, për shkak të bombardimeve të vazhdueshme të Rusisë.
Mijëra civilë të tjerë që u larguan nga Mariupoli pritet të udhëtojnë me një kolonë autobusësh të kontrolluar nga Rusia, shkruan BBC.