20:45 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Përmes Kuintit, Albin Kurti synon të shantazhoj Isa Mustafën

Takimi i sotshëm mes LDK-së dhe LVV-së nuk solli asgjë të re. Dy palët përsëri nuk kanë arritur që të merren vesh.

Burimet e Indeksonline brenda takimit kanë treguar se çdo gjë shkoj qetë por se asnjëra palë nuk ka lëvizur nga qëndrimet e tyre.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk ka lëshuar pe sa i përket postit të kryeparlamentarit, kurse LDK vazhdon ta kërkoj atë.

Siç mëson Indeksonline përmes burimeve, lideri i LVV-së, Kurti për nesër ka thirrur një takim me ambasadorët e shtetetve të Kuintit.

Përmes këtij takimi, Albin Kurti synon të shantazhoj dhe të bëj presion tek lideri i LDK-së, Isa Mustafa për të pranuar marrëveshjen.

 Të premten, dy liderët ishin takuar edhe në ndërtesën e Universitetit Amerikan në Prishtinë, mirëpo as ai takim nuk ishte vendimtar për arritjen e një marrëveshje ndërmjet këtyre dy partive./Indeksonline/