16:51 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përmes ngjyrave të shpirtit, të mbijetuarat e dhunës seksuale shfaqën shpresën

Sot në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës është hapur ekspozita ‘Ngjyrat e Shpirtit’ me piktuar e realizuara nga të mbijetuarat e dhunës gjatë luftës. Imazhe këto në të cilat ato përmes ngjyrave shprehën brendësinë dhe jetën e tyre të vështirë, shkruan Indeksonline.

Në këtë event të organizuar nga UN Women pranishme ishte edhe ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. E cila përmes një shkrimi në llogarinë Facebook ndër të tjera ka thënë se duhet të kontribuojmë në shpresën e të mbijetuarave të dhunës se seksuale dhe t’u ofrojmë atyre një jetë të qetë dhe pa paragjykime.

“Veprat e kësaj ekspozite ishin plot ngjyra dhe përfaqësonin shpresën e të mbijetuarave për një jetë më të mirë. Është përgjegjesi e jona të kontribuojmë në realizimin e kësaj shprese dhe t’ju ofrojmë të mbijetuarave një jetë të qetë dhe pa paragjykime për krimin që është kryer padrejtësisht mbi ato”, ka shkruar Jahjaga./Indeksonline/