10:02 / E Hënë, 08 Mars 2021 / AR

Përmes një video, reperi i njohur tregon se do të bëhet baba

Reperi i njohur amerikan, Aaron Carter, dhe gruaja e tij Melanie Martin janë në pritje të një fëmije.

Përmes një publikimi në llogarinë e tyre në Instagram, dyshja publikuan këtë moment të ëmbël, transmeton Indeksonline.

Në këtë video, Aaroni shfaqet me një test shtatzënësie, duke pritur rezultatin.

“Tani mund ta shihni. Je shtatzënë!”, i thotë ai Melanies .

Nuk është hera e parë që Melanie është shtatzënë, pasi muaj më parë kishte abortuar.

“Do të na duhet pak kohë, le të shërohet dhe pastaj do të provojmë përsëri”, kishte thënë Carteri.

“Ne të dytë dëshirojmë që të bëhemi prindër dhe unë do të kujdesem për të” shtoi ai.

Kujtojmë,  dyshja kanë qenë së bashku që nga viti i kaluar./Indeksonline/