75 Mall Live Search
18:23 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Përmes robotit, mjeku i thotë pacientit se do vdesë së shpejti

Një mjek në Kaliforni i tha një pacienti se do të vdiste, duke përdorur një robot me një ekran video-link, transmeton Indeksonline.

Ernest Quintana, 78 vjeç, ishte në Qendrën Mjekësore Kaiser Permanente në Fremont, kur një mjek – duke u shfaqur në ekranin e robotit – e informoi atë se do të vdiste brenda pak ditësh.

Një mik i familjes shkroi në mediat sociale se “kjo nuk ishte rruga për të treguar dhembshuri për një pacient”.

Julianne Spangler, një mik i vajzës së Quintana, ka postuar një fotografi të robotit në Facebook.

“Atij iu tha se mushkëritë i ka jashtë funksioni dhe opsioni i vetëm i mbetur është që të largojë maskën që të mund të merr frymë lirshëm dhe ta vendosin atë nën ndikimin e morfinës derisa të vdesë”.

Sipas saj, kjo situatë ishte një mizori e ndeshjes së kujdesit shëndetësor dhe teknologjisë.

“Unë mendoj se përparimet teknologjike në mjekësi kanë qenë të mrekullueshme, por vija e ‘ku’dhe ‘kur’ duhet të jetë e zezë dhe e bardhë”, shtoi ajo. /Indeksonline/