Përmes tatuazheve shoqëria e kujton Florijana Ismailin
Futbollistja shqiptare Florijana Ismaili u gjet e vdekur të martën, pas kërkimit 4 ditorë në liqenin e Comos.
Ajo kishte hyrë për not së bashku me një shok, dhe ky ishte momenti i fundit i jetës për të.
Ky lajm prekës ka bërë bujë në gjithë botën, derisa shoqëria dhe familjarët e Ismailit e kanë ndarë dhimbjen në mënyra të ndryshme për vdekjen e futbollistes që reprezentonte Zvicrën, shkruan transmeton Indeksonline.
Disa nga miqtë e Florianës kanë vendosur që ta kujtojnë përmes tatuazheve, duke vizatuar në pjesë të ndryshme të trupit një kapelë, inicialet “FI9” dhe mesazhin “Ne të gjithë jemi familje”.