Përmirësimi i situatës me COVID-19, SHBA-ja e rëndit Kosovën në nivelin 3

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se pas përmirësimit të situatës epidemiologjike në Kosovë, SHBA-ja e ka hequr Kosovën nga niveli i 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, shkruan IndeksOnline.
Zemaj tha se tanimë Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit Kosovën e ka vendosur në nivelin 3, për ri konsiderim të udhëtimmit.
Postimi:
Mirëpres faktin që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit ka hequr Kosovën nga niveli 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, duke kaluar në nivelin 3, “për rikonsiderim të udhëtimit”.
Kjo, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë.
Ky vendim është publikuar edhe në faqen Covidi-19 të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një njoftim-informacion shëndetësor të udhëtimit të nivelit 3 për Kosovën për shkak të COVIDIT-19.
Për më shumë, gjeni linkun në vijim:
Andaj kujdesi duhet të vazhdoj dhe masat anti covid duhet të respektohen nga çdo kush dhe në çdo kohë.
Me kujdes çdo ditë, e mundim COVID19.
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!