75 Mall Live Search
12:49 / E Martë, 29 Gusht 2023 / S Z

Përmirësohet gjendja me rezervat e gjakut, Maliqi: Pacientët s’kanë nevojë të shqetësohen, s’ka shtyrje të operacioneve

Gjatë muajit gusht Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, është përballur me mungesë të rezervave të gjakut. Por se gjendja tashmë ka filluar të përmirësohet. Kështu ka pohuar në një intervistë për “Indeksonline” Safete Maliqi, udhëheqëse e Departamentit për dhurim të gjakut në QKKTGj.

E mungesë më e madhe të gjakut, sipas saj ka pasur për grupet negative të gjakut. Megjithëse ka pasur mungesë të rezervave, Maliqi thotë se të gjitha operacionet në QKUK janë kryer dhe se nuk ka pasur shtyerje të asnjë operacioni, si pasojë e mungesës së gjakut.

“Për momentin rezervat kanë filluar të përmirësohen. Kemi pasur një rënie të rezervave, mirëpo kemi dalë me një apel dhe ka ndiku pozitivisht dhe dhuruesit i janë përgjigjur në mënyrë pozitve. Mungesë e grupit ka qenë grupi 0 Negativ dhe A Negativ. Kryesisht grupet negative kanë qenë mungesë. Mirëpo ne jemi aktivizuar gjithë stafi. Kemi një angazhim të përgjithshëm dhe kemi rritur rezervat dhe tani janë duke u trajtuar të gjithë pacientët dhe nuk është shtyer asnjë operacion”, tha Maliqi.

Maliqi thotë se si pasojë e mungesës së rezervave të gjakut për grupe të caktuara, kanë kontaktuar personat të cilët janë dhurues të rregullt të gjakut, të cilët janë përgjigjur pozitivisht.

“Ne kishim rezerva, por kohen e fundit u vërejt një mungesë, rënie e dozave që i kishim rezervë. Ne i kontaktojmë personat, të cilët i kanë numrat e kontaktit dhe grupet e caktuara të cilat na mungojnë, ata i ftojmë dhe përgjigjen në mënyrë pozitive për të dhuruar gjak dhe kështu krijojmë rezerva. Qendra e transfuzionit të gjakut është e angazhuar që të ketë dhurues gjaku dhe të krijojë rezerva të mjaftueshme, për trajtim të pacienteve me gjak dhe produkte të gjakut. Mirëpo qëllimi i qendres është ashtu siç e ka moton “ Dhuro gjak,shpëto jetë. Dhurimi i gjaakut është një akt human për të shpëtuar jetëra të njerëve. Qendra Kombëtare është e angazhuar që të rritet  numri i dhuruesve vullnetar. Shpresoj në një të ardhme të afërt, të jetë vetëm dhurimi vullnetar përpos dhurimit familjar”, thotë ajo.

Maliqi thotë se nga viti në vit shifrat tregojnë se është në rritje dhurimi vullnetar i gjakut, gjë që dëshmon përgjegjësi dhe ndërgjegjësim të qytetarëve të kosvës.

Ndërsa pohon se pacientët dhe familjarët e tyre, nuk kanë nevojë të shqetësohen, pasi që ata janë aty për të siguruar gjak për të gjithë ata që kanë nevojë.

“ Nuk kanë nevojë pacientët të shqetësohen, as familjarët, sepse për  momentin asnjë operacion nuk është shtyer, për shkak të mungesës së gjakut. Muaji korrik ka qenë mirë, por mesi i gushtit ka qenë rënie e lehtë. Jo që kemi qenë total pa gjak. Por kemi pasur ndonjë grup të caktuar me mungesë të gjakut. Do të thotë grupi negativ ka qenë numër më i vogël i rezervave”, ka pohuar Maliqi.

Megjithëse ka periudha ku rezervat e gjakut janë më të pakta, Maliqi thotë se nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e transfuzionit të gjakut, që dikush të pësojë për arsye të gjakut.

Ndërkaq pohon se sigurimi i rezervave të gjakut mbetet sifidë.

“Është një sfidë për të siguruar rezerva të gjakut. Mirëpo në bashkëpunim me strukturat shendetësore me organizatat e ndryshme, me qytetarët ne ariijmë me kriju rezerva për t’i trajtuar të gjithë pacientët që kanë nevojë”, tha ajo.

E pacientët vazhdonin të kërkonin gjak në Qendrën e transfuzionit të gjakut, e cila përkunder vështirësive arrin të sigurojë gjak, për të gjithë ata që kanë nevojë.

“Unë kam ardhur për vjehrren. Ne se dijtëm që ka nevojë për gjak, por sot na thanë me ardh këtu. Erdha këtu dhe na dhanë gjak….Erdha kërkova unë gjak dhe këta ma kryen këtë punë edhe pse vetëm njeherë ka dhënë gjak burri im. Atë gjak që njëherë e ka dhënë e kemi marrë. Kjo  ࣿështë e dyta herë që marrim në transfuzion pa dhënë gjak”, tha një qytetare e cila kërkonte gjak për vjehrren saj./Indeksonline/