75 Mall Live Search
22:47 / E Martë, 06 Maj 2025 / Gj. Sh

Përmirësohet gjendja shëndetësore e futbollistit të Gjilanit, Oltion Bilalli

Futbolli kosovar u trondit pas një aksidenti që ndodhi sot në ndeshjen Gjilani-Malisheva, ku në një duel në ajër, futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, mori lëndime të rënda.

Burimet e IndeksOnline brenda klubit të Gjilanit, kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e Bilallit ka filluar të përmirësohet.

Mesfushori u raportua të ketë pësuar gjakderdhje të brendshme, teksa për gjendjen e tij shëndetësore është deklaruar edhe mjeku emergjent në QKUK, Naser Syla.

”Është pranuar te ne në Qendrën Emergjente rreth orës 19:00, ku edhe është duke u trajtuar. Janë kryer disa ekzaminime të nevojshme, gjendja është stabile për momentin, por e rëndë.

Ai është në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi për sedacion dhe analgjetik”, u shpreh Syla. /IndeksOnline/