“Përpa” e nis planin dinamik 40 ditësh te “Muharrem Fejza”, do të kryhen katër punë të rëndësishme

Përparim Rama ka reaguar në Facebook pas aksionit që nisi sot tek rruga “Muharrem Fejza”.
I pari i kryeqytetit ka thënë se do të ketë plan 40 ditor dinamik në këtë rrugë ku do të kryhen punë të rëndësishme.

“Sot filluam me planin dinamik 40-ditor të punës për Rrugën “Muharrem Fejza”.
Gjatë kësaj periudhe do të trajtohen ndriçimi publik, kubëzat në trotuar, bordurat e dëmtuara dhe do të pastrohet i gjithë rrjeti i kanalizimit fekal dhe atmosferik.
Veç kësaj, në takimet e zhvilluara me banorët e zonës së barakave, jemi dakorduar t’i trajtojmë me koeficient ndërtimi pronat e tyre që kanë penguar zhvillimin e rrugës. Jemi dakorduar edhe me KEDS-in për ta zhvendosur trafon elektrike, çka do të na mundësojë të lirojmë hapësirën për rregullimin e rrugës” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/

