75 Mall Live Search
10:49 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / G T

Për pak humbi finalen, mbrojtësi i Dortmundit rrëzohet duke festuar

Skuadra e Borussia Dortmundit është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti minimalisht PSG-në.

Një festë e madhe u regjistrua pas ndeshjes nga lojtarët e klubit gjerman, shkruan Indeksonline

Por, për lojtarin Nico Schlotterbeck ishte afër që kjo festë ta kishte një fund të hidhëruar.

Ai u rrëzua teksa po tentonte të festonte së bashku me bashkëlojtarët e tij.

Edhe pse ra keq duke rrëshqitur, megjithatë nuk pësoi ndonjë lëndim dhe ky është lajmi më i mirë që Edin Terzic mori pas festës.

Kujtojmë se Dortmundi në finale luan me fituesin e ndeshjes midis Real Madridit dhe Bayern Munichut./Indeksonline/