Përparim Islami hedh poshtë zërat: Nuk kam arritur marrëveshje me Dritën

Mbrojtësi i njohur kosovar, Përparim Islami ka hedhur poshtë zërat se ka arritur marrëveshje me Dritën.
Në një prononcim për Indeksonline, Islami tha se shumë shpejtë do të vendos për ekipin e ri.
“Jo nuk kam arrit marrëveshje me Dritën, nuk është e vërtet. Jam duke pushuar dhe besoj se shumë shpejt do të vendosi për ekipin e ri”, u shprehë Islami.

Tutje, ai tregoi se ka oferta edhe jashtë Kosovës.
“Kam oferta edhe jashtë Kosovës, po menaxheri im është duke punuar në këtë drejtim”, përfundoi ai.
Përparim Islami në 3 sezonet e fundit ishte pjesë e KF Feronikelit. Sot ai ndau rrugët me ekipin nga Drenasi.
Momentalisht, ai është futbollist i lirë./Indeksonline/