Përparim Rama betohet sot si kryetar i Prishtinës
Përparim Rama zyrtarisht mandatin e ri e nis më 9 dhjetor si kryetar i kryeqyteti.
Ai do të japë betimin në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila do të mbahet sot me fillim nga ora 10:00.
Përveç tij, betimin do ta japin edhe anëtarët e tjerë të Kuvendit Komunal.

