12:14 / E Hënë, 18 Prill 2022 / MSH

Perparim Rama dhuron gjak në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka zgjedhur të dhurojë gjak për të shënuar 18 prillin, Ditën e Dëshmorëve e Martirëve të kryeqytetit.

Rama ka dhuruar gjak në një pikë mobile në sheshin e Prishtinës.

“Gjaku është jetë për çdo kënd që është i shëndoshë dhe ka mundësi të dhurojë gjak është mirë me ardh këtu sot sheshin “Zahir Pajaziti” në ditën e dëshmorëve të Prishtinës, me dhuru gjak me ndihmu për me dhënë jetë dhe me shpëtuar jetë. Po ashtu është mirë për shëndetin e njeriut sepse bëhet ripërtëritja e gjakut brenda organizmit. Pra i këto dy gjëra pozitive njëra shpëton jetë dhe shpëton veten”, tha Rama, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që dhuron gjak.

Aktiviteti është organizuar nga komuna e Prishtinës dhe shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu edhe disa veteranë kanë dhuruar gjak.