11:17 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / A. M.

Përparim Rama flet për “revoltimin” e asamblistëve të AAK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se procesi i formimit të koalicionit qeverisës në kryeqytet do të finalizohet “shumë shpejtë”.

“Është një energji pozitive për me zgjedhë kryesuesin. Unë siç e dini i kam ftu të gjithë që të bashkëqeverisim. Jemi në proces dhe këtë do ta marrim vesh shumë shpejtë”, tha Rama.

Kreu i kryeqytetit, ka folur edhe për asamblistët e Aleancës për Arhdmërinë e Kosovës, të cilën lëshuan sallën e asamblesë para nisjes së procesit për zgjedhjen e kryesuesit.

“Nuk e kuptova pse e lëshuan sallën asamblistët e AAK-së”, tha ai.