75 Mall Live Search
21:01 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / MSH

Përparim Rama fton qytetarët: Për qytetin që bashkon, jo që na ndan – që rritet me ide

Pak ora para hapjes së qendrave të votimit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video me projektet fantastike.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të japin mbështetje për Prishtinën që frymon.

“Për Prishtinën që frymon me ritmin e njerëzve. Që rritet me ide, jo me fjalë.

Që e do punën, të bukurën, bashkëpunimin. Për qytetin që na bashkon, jo që na ndan.

Për qytetin që rritet bashkë me njerëzit e vet”, ka shkruar Rama.

“Kjo është Prishtina jonë, e zemrës”, tha ai.