Përparim Rama i bën ofertë Vetëvendosjes për koalicion në Prishtinë!

Përparim Rama i bën ofertë Vetëvendosjes për koalicion në Prishtinë!
Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës po mbahet seanca inauguruese e kryetarit të ri, Përparim Ramës dhe asamblesë së kryeqytetit.
Pas inaugurimit, Rama do të vazhdojë negociatat për krijimin e koalicionit në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Rama i ka bërë ofertë zyrtare Lëvizjes Vetëvendosje për të qeverisur bashkë në Prishtinë.
Oferta e kryetarit vije pas dështimit për të gjetur gjuhën e përbashkët me PDK-në dhe partië e tjera për koalicion.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se oferta e LDK-së në Prishtinë është joshëse dhe pritet të merret seriozisht nga Vetëvendosje në kryeqytet./Indeksonline/