Përparim Rama i fton të gjithë kundëkandidatët në debat, e cakton edhe datën: Me 6 tetor, le të debatojmë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka ftuar të gjithë kandidatët në debat.
Madje, Rama e ka caktuar edhe datën. Ka thënë se më 6 tetor, do të ishte ideale.
“Absolutisht po, jam gati. Të gjithë së bashku, po e bëjmë, caktojmë këtu, po i sfidoj të gjithë. Patjetër që po. Me datën 6, i ftoj të gjithë kandidatët për kryetar të debatojmë”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës./Indeksonline/