Përparim Rama: Javët e ardhshme hapet Rruga A, projekti më i madh prej pasluftës në Prishtinë

Përparim Rama ka zbuluar se në javët e ardhshme do të hapet Rruga A.
Ai ka thënë se ky është projekti më i madh në Prishtinën e pasluftës.
“Rruga A është projekt madhor, projekti më i madh i pasluftës. Jo vetëm qe e sheh, por e ndjen. Kundërmimi që ka qenë më nuk ekziston. Lidhja e Rrugës A me rrugën B, javët e ardhshme në vijim do ta hapim. Po e lidhim Veternikun me Rrugën A dhe Rrugën B. Ka zgjidh problem të madh në aspektin shëndetësor. Nuk e ke kundërmimin, investim i madh. Askush nuk ka besu që do të bëhet. Po vazhdojmë me këtë projekt. Brenda javësh hapet”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.