75 Mall Live Search
17:16 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / LB

Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës më 7 dhjetor

Kryetari në ardhje i Prishtinës, Përparim Rama do të betohet në asamblenë komunale të Prishtinës më 7 dhjetor.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar, Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se seanca inauguruese do të mbahet të martën e ardhshme.

Kryetarit të ri të Prishtinës, i duhet një koalicion i gjerë për të siguruar shumicën e nevojshme në asamblenë komunale. /Indeksonline/