Përparim Rama merr vendime të rëndësishme, e premte “e nxehtë” në Komunën e Prishtinës!

Mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës do të mbahet këtë të premtë. Përparim Rama do të nis me “tema” të nxehta për kryeqytetin.
Në seancën e të premtës do të merren disa vendime të rëndësishme.
Një nga to është edhe anulimi i vendimit për miratimin e planit rregullues të lagjes “Kalabria”.
Vendim i rëndësishëm do të jetë edhe caktimi i lokacionit për strehimin e kafshëve në kryeqytet.
Një nga vendimet e të premtës do të jetë edhe anulimi i vendimit për miratimin e ndryshimin të bllokut urban D2 për lagjen Arbëria./Indeksonline/
