75 Mall Live Search
14:24 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / k.v

Përparim Rama: Ndërmarrjet publike do të menaxhohen nga profesionistët, ka ikur koha e njerëzve partiak

Sot është kompletuar ekipi i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama për të qeverisur në katër vitet e ardhshme. I pyetur nga IndeksOnline, Rama ka komentuar edhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike.

Ai ka thënë se ka ikur koha kur ndërmarrjet publike janë drejtuar nga njerëz partiak.

“Njerëz profesionist dhe adekuat do të marrin në menaxhim drejtoritë publike. Duhet të kalojmë nga ideja partiake, kjo parti këtë ndërmarrje e kjo parti këtë ndërmarrje. Do të bëjmë më të mirën për të vendosur njerëz profesionist për transformimin e qytetit tonë”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se do të punojnë së bashku me partnerët qeverisës për më të mirën e kryeqytetit./IndeksOnline/