75 Mall Live Search
12:07 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / F.R

Përparim Rama njofton për heqjen e taksës për tokat bujqësore: Një mbështetje më shumë për pronarët e tokave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se komuna ka hequr taksën për tokat bujqësore.

Rama ka thënë se kjo është një barrë më pak për qytetarët dhe mbështetje për pronarët e tokave.

“Kemi hequr taksën për tokat bujqësore, një barrë më pak për qytetarët, një mbështetje më shumë për pronarët e tokave dhe zhvillimin e ekonomisë lokale”, ka shkruar Rama.

“Nuk ndalemi”, tha ai.