Përparim Rama njofton se sot përurohet sheshi “Rexhep Luci”: Kryeqytetin po e zhvillojmë me respekt për njerëzit që e deshën vendin

Sot do të bëhet përurimi i sheshit “Rexhep Luci”.
Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se sot do të përurohet edhe pllakata përkujtimore në nderim të arkitektit të vrarë, Rexhep Luci.
“Një rrugë kaotike të Kryeqytetit e kemi transformuar në hapësirë publike të ndriçuar, të gjelbëruar dhe në shërbim të qytetarëve. Në 25-vjetorin e vrasjes së Rexhep Lucit, inaugurojmë sheshin dhe nderojmë kujtimin e tij me pllakën përkujtimore. Ky shesh është kujtesë se Kryeqytetin po e zhvillojmë me respekt për njerëzit që e deshën këtë vend dhe me përgjegjësi ndaj çdo qytetari”, ka shkruar Rama.
Përurimi do të bëhet nga ora 19:00.