75 Mall Live Search
20:42 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / b l

Përparim Rama për sheshin “Xhorxh Bush”: Aq dinë aq thonë, nuk zhbllokohet trafiku me hapjen e sheshit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për sheshin “Xhorxh Bush”.

I pari i kryeqytetit theksoi se hapja e sheshit, nuk e zhbllokon trafikun. Rama tha se kritikët “aq dinë aq thonë”.

“Sheshi Xhorxh Bush nuk e zhbllokon trafikun. Aq dinë aq folin. Trafiku ka qenë më i rënduar para 4 vitesh, nuk zgjidhet trafiku me hapje apo mbyllje të sheshit. Trafiku zgjidhet me unazën e jashtme të kryeqytetit”, tha Rama në Pressing në T7.