75 Mall Live Search
11:19 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / B O

Përparim Rama po mban premtimet, nisin punimet edhe në Pallatin e Rinisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë nisur punimet në Pallatin e Rinisë.

“Nisën punimet për rikthimin e identitetit të Pallatit të Rinisë – ikonë e kryeqytetit” ka shkruar Rama në Facebook.

I pari i kryeqytetit, gjatë fushatës zgjedhore para se të zgjidhej kryetar, kishte premtuar se Pallatit të Rinisë do t’i bëhej një restaurim të plotë.

Ai kishte premtuar se objekti ikonë i qytetit, do të transformohet në qendër të të rinjve në shumë fusha të ndryshme. /IndeksOnline/