75 Mall Live Search
12:51 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / L A

Përparim Rama pret në një takim Edon Zhegrovën, i jep mirënjohje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në zyrën e tij yllin e Lille-s, Edon Zhegrovën.

Zhegrova së bashku me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe babain e tij, Lulzim Zhegrova, u pritën nga Rama dhe drejtori i sportit, Kushtrim Mushica.

Rama, madje i dha mirënjohje Zhegrovës për kontributin e tij të dhënë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Zhegrova, kujtojmë se pak ditë më parë mori çmimin “Fadil Vokrri”, për futbollistin e vitit 2024 në ceremoninë e “Laureatëve të vitit”./IndeksOnline/