11:49 / E Martë, 12 Prill 2022 / B O

Përparim Rama prezanton raportin 100 ditësh të punës: Projektet i kemi vënë në binarët e duhur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar raportin 100 ditësh të punës.

Në prezantimin e bërë, Rama ka thënë se shumë nga projektet e premtuara gjatë fushatës, janë vënë në binarët e duhur.

Në 100 ditët e para të punës janë prezantuar projekte nga të gjitha llojet e sektorëve: urbane, infrastrukturore, brendapërbrenda dhe rretheqark; shëndetësore, në këto kohë sfiduese; restauruese, në linjë me vizionin e Prishtinës.

Planin 100 ditësh të punës së Ramës për Prishtinën mund ta shihni KËTU