23:07 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Përparim Rama: Prishtinën do ta bëjmë me karakter unik dhe do ta vendosim në hartat e botës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka shpalosur edhe një herë pika të rëndësishme nga programi i tij qeverisës.

Me këtë rast, Rama ka falënderuar të gjithë, njëkohësisht ka kërkuar për ta mbështetur atë dhe programin e tij, si në vijim:

“Të dashun banorë të Prishtinës, në qytet e në fshatra, ju falënderoj përzemërsisht që përgjatë këtyre 4 muajve m’i shpalosët krejt shqetësimet që keni.

Ju, të dashur pjesëtarë të ekipit tim: ju jam thellësisht falënderues për punën tuaj të palodhshme.

Prishtinalitë janë mësu me jetu në një kryeqytet që s’ka pa ndryshime të mëdha që sa vjet. Por tash kanë me ndodhë.

Zgjidhja është një transformim i qytetit – i qendrës, ndërlidhjes së saj me lagjet, dhe të lagjeve me zonat rurale rretheqark.

 Një kryeqytet praktik, ku lëviz lehtësisht nga një pjesë te tjetra; kryeqytet i pastër, i veshur me gjelbërim të shtuar! Ku e përjeton si makiaton, ashtu edhe kinemanë, teatrin e ndeshjen e futbollit.

Një kryeqytet, me zgjidhjet më të mira që unë di t’ia sjell me përvojën time 20-vjeçare.

Tash, po i vij përpara Prishtinës time, prishtinalive të mi.

Me nji program projektesh të ndërlidhuna ngushtë, e që qytete të tjera të botës kanë me e marrë shembull Prishtinën për ri-rregullimin funksional, ekologjik, e ndërveprues.

Me votën që do ta marr prej jush, do ta nryshojme Prishtinen në nje qytet që na bën krenar.”, është shprehur Rama.