75 Mall Live Search
07:17 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / AR

Përparim Rama sot merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Sot do të mbahet ceremonia inauguruese e pranim-dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Prishtinës.

Kryetari i zgjedhur, Përparim Rama sot do të marrë edhe zyrtarisht detyrën e të parit të komunës, raporton Indeksonline.

Në këtë ceremoni do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe betimi i anëtarëve të ri të kuvendit komunal.

Ceremonia do të mbahet te salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00./Indeksonline/