Përparim Rama: Unë e dua një Prishtinë që e kam ëndërru kur isha student, sot po i fuqizojmë të gjithë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar kohën kur u kthye nga Londra, për të kontribuuar në Prishtinë.
Rama tha se sot i njeh të gjitha problemet.
“Kur u ktheva nga Londra, e dija çka mundet me u bo. Tash, që i njoh mirë problemet, e di edhe më mirë zgjidhjet: Prishtina mundet! Prishtina din! Prishtina meriton! Këtu po e bëj një marrëveshje me juve, votues të dashtun: Të dielën, mos rrini në shtëpi! Dilni dhe votoni. Voto për me ia dhanë qytetit tand fuqinë e vetme që e ka – votën e bashkume!”, tha Rama.
Ai deklaroi se sot po punojnë për të gjithë, për studentët, për hapësirat e gjelbra e digjitale, për ajër më të mirë e shumë investime.
“Sepse veç kur votojmë bashkë, jemi të pathyeshëm. Veç kur votojmë me dashni, fitojmë për vete e për fëmijët tanë. Veç kur votojmë me vizion, i dalim zot të ardhmes! Unë e dua një Prishtinë model. Një Prishtinë që e kam andërru si student, kur shikoja qytetet ku njerëzit jetojnë mirë, qetë, me barazi e respekt. Një Prishtinë funksionale, digjitale, të gjelbër, me ajër të pastër dhe me zemër të madhe. Një Prishtinë që nuk e përçan e linçon askënd – por i fuqizon të gjithë”, tha Rama.

